TV Schedule
Ditari - Reforma zgjedhore në Shqipëri, kërkohet zgjatja e afatit
Në Tiranë, komisioni parlamentar për reformën zgjedhore i kërkon Kuvendit, që të zgjasë edhe 6 muaj të tjerë mandatin e tij, por deputetë të opozitës dhe ekspertë të pavarur shprehën shqetësim për skadimin pa asnjë rezultat të mandatit aktual. Afganët e evakuuar në Shqipëri vitin e kaluar vazhdojnë të presin për t'u shpërngulur në Shtetet e Bashkuara. Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski thërret Këshillin Kombëtar të Sigurisë lidhur me krizën energjetike në vend, për të diskutuar për masat dhe mënyrat e ballafaqimit me pasojat e saj. Imami i njërës prej xhamive në Prishtinë, Labinot Maliqi, i cili para disa ditësh, është kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale, thotë në një bisedë me Zërin e Amerikës se duhet luftuar cdo lloj ekstremizmi në emër të besimit fetar në Kosovë.