TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Shtetet e Bashkuara dërgojnë sisteme të avancuara raketash në Ukrainë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden vendos t’i dërgojë Ukrainës sisteme më të avancuara raketash, pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të ndihmuar ukrainasit në luftën e tyre kundër agresionit rus. Gjermania njoftoi gjithashtu sot se do ta furnizojë Kievin me sisteme moderne raketash, anti-ajrore dhe radarë. Rriten tensionet greko-turke. Ankaraja dhe Athina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të hapësirës ajrore me avionët luftarakë. Sipas një studimi të organizatës “Save the Children”, 35 për qind e fëmijëve në Kosovë kanë qenë viktima të bullizmit gjatë vitit 2021. Të dhënat u bënë publike sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.