TV Schedule
Ditari - Biden: Donald Trumpi dhe MAGA, kërcënim për demokracinë
Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ranë dakord sot në Beograd të ndihmojnë njëra-tjetrën përballë shqetësimeve për mungesë energjie e produktesh ushqimore, si pasojë e luftës në Ukrainë. Marrëveshjet u nënshkruan në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Në Shqipëri, nisi sot një aksion për prishjen e dy pishinave, në zonën e plazhit të Golemit, në pronësi të grupit Hysenbelliu. Përfaqësuesit e grupit e cilësuan ndërhyrjen si një përpjekje të qeverisë për të ndikuar linjën editorial të mediave që ka në pronësi. Por autoritetet thonë se këto media po përdoren për shantanzh ndaj institucioneve. Presidenti Biden foli me tone të ashpra mbi rrezikun që paraqesin për demokracinë Donald Trumpi dhe mbështetësit e tij. Ekspertët analizojnë për Zërin e Amerikës tonin e fjalimit të presidentit që mbahet dy muaj para zgjedhjeve për Kongresin.