TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Shqipëri, propozimi për rikthimin e basteve sportive online nxit debate
Në Shqipëri është çelur një debat pas propozimit të federatave sportive për rikthimin e basteve sportive online, që u ndaluan me ligj më shumë se 3 vjet më parë. Një sulm masiv dhe i vazhdueshëm kibernetik në Mal të Zi, për të cilin zyrtarët fajësojnë hakerët pro-rusë dhe Moskën, është cilësuar nga ekspertët si i paprecedentë për nga intensiteti dhe shtrirja e tij. Zyrtarë ukrainas thonë se me ofensivën e nisur së fundi, forcat e tyre, i kanë shkaktuar disfatën më të rëndë trupave ruse që kur ato u zmbrapsën nga periferitë e Kievit në mars.