Lëvizja Vetëvendosje në pushtet ka shprehur gatishmërinë të mbështesë shpërbërjen e parlamentit në rast se mbështetet nga të gjitha partitë opozitare. Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë këmbëngulin së pari në dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.
Agjencia e Statistikave të Kosovës bëri të ditur të hënën se rreth një milionë e 600 mijë banorë kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë, i cili u përmbyll javën që shkoi. Në këtë numër nuk përfshihet diaspora.
Operacioni i së hënës për mbylljen e degëve ndodh gati katër muaj pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para në dorë në Kosovë.
Moshedhja e hapave për themelimin e Asociacionit e la Kosovën jashtë agjendës në takimin e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës të premten, ndonëse afrimi me këtë organizatë ishte parë si një hap i rëndësishëm për Kosovën e cila është e fundit në rajon në proceset integruese.
Kryesuesja e Këshillit të Ministrave tha se diskutimet rreth anëtarësimit të Kosovës, do të vazhdojnë. Një pjesë e vendeve anëtare ritheksoi kushtëzimin me asociacionin.
I dërguari i deritashëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se do të duhej të ishte ngulur këmbë më shumë për themelimin e asociacionit sesa për afrimin e Kosovës dhe Serbisë, që shfaqën mungesë vullneti politik.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ndërsa Kosovës po i kërkohet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Beogradit nuk po i kërkohet përmbushja e detyrimit që të votojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se duhet një pajtim i gjerë për caktimin e periudhës së mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.
Takimi do të jetë i shtati me radhë rreth kësaj çështjeje që nxiti mospajtime mes Kosovës dhe diplomatëve perëndimorë.
Afrimi me Këshillin e Evropës ishte parë si një hap i rëndësishëm për Kosovën e cila kremton 9 majin Ditën e Evropës me aspiratën që një ditë të jetë pjesë e bllokut.
Asociacioni i Gazetarëve vlerëson se rënia në renditje e Kosovës për 19 vende në raportin e këtij viti të organizatës “Reporterët Pa Kufij”, shënon kthim prapa dhe përkeqësimin më të rëndë të lirisë së medias në vitet e fundit.
Mbi 90 fotografë nga Ukraina dhe jo vetëm kanë kontribuar në përmbajtjen e kësaj ekspozite dhe librit me të njejtin titull, publikuar nga shtëpia botuese “Fotoevidence” me mbështetjen e Fondacionit për Shoqëri të Hapur.
Në 27 prill të vitit 1999, në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës, rreth 90 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe vranë rreth 400 shqiptarë në një nga masakrat më të rënda gjatë luftës në Kosovë.
Të gjithë ishin akuzuar për përfshirje në përdhunimin e një vajze 11 vjeçare në qershor të vitit 2022 në Prishtinë.
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të premten se gjatë vitit 2023 janë ngritur gjithsej 15 aktakuza, një pjesë e të cilave në mungesë, kundër 68 pjesëtarëve të forcave serbe për krime kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Vrasja e Xhyljeta Ukellaj shënoi rastin e dytë të vrasjes së grave brenda pak ditësh në Kosovë.
Kjo është vrasja e dytë e grave në më pak se pesë ditë në Kosovë.
Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 të paanshme, miratimi i raportit tashmë i hap rrugën vendimit përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës, që duhet të merret në muajin maj në Këshillin e Ministrave të 46 vendeve anëtare të organizatës
Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha të hënën se demokracitë janë më të forta dhe më të qëndrueshme kur gratë janë të përfshira, trajtohen si të barabarta dhe posaçërisht atëherë kur ato udhëheqin.
Suksesi i referendumit për largimin e kryetarëve aktual të katër komunave në veri të Kosovës duket se është vënë në pikëpyetje që nga vendimi i subjektit politik serb, Lista Serbe, që ta bojkotojë atë.
Ngarko më shumë