Lidhje

Kurti: Hapja e urës nuk është kundër partnerëve të Kosovës


Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë kanë shtuar praninë e tyre në urën kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, që shënon edhe vijën ndarëse ndërmjet dy komunave të këtij qyteti.

Diplomatët perëndimorë dhe forcat paqeruajtëse i kanë bërë thirrje qeverisë që të shmangë veprimet e njëanshme dhe të pa bashkërenduara për hapjen e urës dhe që çështja të zgjidhet në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Kurti: Hapja e urës nuk është kundër partnerëve të Kosovës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:19 0:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot gjatë një mbledhjeje të qeverisë se hapja e urës nuk është kundër askujt dhe aq më pak kundër aleatëve të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë si kryeministër besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet. Ne do të vazhdojmë konsultimet dhe koordinimet me partnerët tanë, hapja e urës nuk është kundër askujt”, tha ai.

Mbrëmë kryeministri i Kosovës Albi Kurti diskutoi me komandantin e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Özkan Ulutaş rreth synimit të qeverisë për hapjen e urës.

Nëpërmjet një njoftimi për media forcat paqeruajtëse bënë thirrje për shmangien e deklaratave dhe veprimeve të njëanshme që mund të nxisin tensione duke theksuar se KFOR-i “nuk do të mëdyshet të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë”.

Bashkimi Evropian, që ka paralajmëruar shtimin e masave ndëshkuese për Kosovën në rast se vepron në mënyrë të njëanshme në veri të vendit, tha të martën se planifikon që statusin e urës mbi lumin Ibër ta vendosë në tryezën e bisedimeve në takimin e ardhshëm Kosovë – Serbi në Bruksel, por pa dhënë hollësi për ndonjë plan rreth takimit të mundshëm.

Autoritet në Prishtinë thonë se kjo cështje tashmë është trajtuar në marrëveshjet e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Marrëveshja për lëvizje të lirë që ishte në vitin 2014 bëri të mundur që në gusht të vitit 2016 të fillojnë punimet për zhbllokimin e urës. Bashkimi Evropian investoi 1.2 milion euro për revitalizimin e urës, e cila megjithatë mbeti e mbyllur për lëvizjen e makinave.

XS
SM
MD
LG