Udhëheqës politikë e fetarë kanë përgëzuar qytetarët e krishterë duke vënë theksin në thelbin e kësaj kremteje që qëndron në vepra të mira, në paqe, harmoni, dashuri e në bashkëpunim ndërmjet njerëzve.
Mjeku Dardan Asllani, themelues i Klinikës Dixhitale, thotë se synimi i këtij projekti është lehtësimi i qasjes në shërbime shëndetësore për njerëzit në Ukrainë.
Partitë opozitare kritikuan qasjen e qeverisë ndaj politikës së jashtme, duke nënvizuar se ajo ka dëmtuar pozicionin e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj ndërkombëtare.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave thonë se në Kosovë, pabarazia gjinore është pjesë e kulturës së përgjithshme.
Në Prishtinë përfaqësues organizatash mediatike thanë të hënën se lufta ndaj lajmeve të rreme është punë sfiduese, posaçërisht në kohë lufte siç është ajo në Ukrainë
Me moton “Ec me mua, çdo hap numrohet”, në sheshet kryesore të Prishtinës u zhvillua të shtunën një parakalim për nder të ditës botërore të autizmit
Një raport i Fondit për të Drejtën Humanitare për vitin 2021, i publikuar të enjten, nxjerr në pah ngecjet e sistemit të drejtësisë në Kosovë në trajtimin e krimeve të luftës.
Në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave, dhuna ndaj fëmijëve ka shënuar rritje gjatë viteve të fundit.
Në Kosovë sipas ligjit çdo i pesëdhjeti person që punësohet duhet të jetë me nevoja të veçanta, por përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e tyre thonë se ky ligj është larg zbatimit të dëshirueshëm.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës miratoi nismën për negociimin e marrëveshjes “kompakt” me korporatën amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit.
Partitë opozitare në Kosovë kritikuan të martën qeverinë e vendit për siç thanë mospërmbushje të zotimeve, në një vjetorin e krijimit të saj
Aktualisht në Kosovë janë të regjistruar mbi 980 persona të prekur nga kjo sindromë, të cilët sipas organizatave humanitare vazhdojnë të përballen me mungesë të kushteve të duhura për zhvillim
Nehammer: Kosova dhe Austria duhet ta ndihmojnë njëra tjetrën si shtete mike për të tejkaluar sfidat e kohës, siç janë pasojat e pandemisë dhe ato të luftës në Ukrainë.
Organizata që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT në Kosovë mirëpritën mosvotimin e këtij Kodi, meqë sipas tyre alternativa e ofruar krijon paqartësi dhe nuk ofron zgjidhje për garantimin e të drejtës për jetë familjare të atyre që i takojnë këtij komuniteti.
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT në Kosovë, "CEL Kosovo", e mirëpriti mosvotimin e Kodit Civil, ndërsa dënoi gjuhën siç tha diskriminuese të deputetëve për këtë çështje.
Drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar, Nancy Soderberg, tha se kriza në Ukrainë është rikujtim për ndjeshmërinë e demokracisë dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në zhvillimin e saj.
Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi të hënën se ka arrestuar 48 zyrtarë nga organet e rendit dhe dy zyrtarë nga shërbimi doganor.
Inflacioni dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve, posaçërisht pas agresionit rus në Ukrainë, kanë rënduar jetën e qytetarëve duke ulur fuqinë blerëse të tyre.
Qytetarët thonë se çmimet e reja kanë vështirësuar në masë të madhe jetën e tyre.
Ngarko më shumë