Lidhje

Kosovë: Hapet “Java e gruas 2022” 


Nancy Soderberg
Nancy Soderberg

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha të marten në Prishtinë se sulmi i paarsyeshëm dhe i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë, duhet të dënohet.

Ai i bëri këto komente në hapjen e javës së gruas në Kosovë e cila këtë vit ka temën “Mbrojtja e demokracisë – gjithëpërfshirja ka rëndësi”.

Kosovë: Hapet “Java e gruas 2022”
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00

“Është e pamundur mendoj për këdo që brengoset për çështjet që lidhen me javën e gruas, me të drejtat dhe me rolin që secili nga ne duhet të luaj për të siguruar përfaqësimin e duhur të të gjitha elementeve të shoqërisë, të mos përmend atë që po ndodh tani ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Më lejoni të jem i qartë për këndvështrimin e Shteteve të Bashkuara, që sulmi i paarsyeshëm dhe i paprovokuar i Rusisë meriton të dënohet plotësisht”, tha ai.

Jeff Hovenier
Jeff Hovenier

Ambasadori Hovenier vlerësoi qëndrimin e Kosovës dhe popullit të saj mbi ngjarjet në Ukrainë, ndërsa theksoi se do të ishte e padrejtë të flitej sot për demokracinë pa folur për kontekstin në të cilin ndodhet bota aktualisht.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se demokracia është e mirëfilltë vetëm atëherë kur të gjithë zërat dëgjohen dhe atëherë kur gratë e burrat janë vërtetë të barabartë.

Zonja Osmani tha se zhvillimet aktuale në Evropë dëshmojnë se demokracia është vazhdimisht e rrezikuar.

“Sikur në çdo luftë tjetër, ato që më së shumti i vuajnë pasojat janë gratë dhe fëmijët. Andaj sot përderisa flasim për rëndësinë dhe punën që mund ta bëjmë së bashku për ruajtjen dhe promovimin e demokracisë në Kosovë, duhet po ashtu të rikujtojmë gjithnjë se vlerat demokratike dhe vendet demokratike do të triumfojnë vetëm kur në thelb të punës sonë qëndron bashkëpunimi, bashkërendimi dhe koordnimi”, tha ajo.

Drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar, Nancy Soderberg, tha se kriza në Ukrainë është rikujtim për ndjeshmërinë e demokracisë dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në zhvillimin e saj.

“Demokracia është në rrezik nga shumë forca në fronte të ndryshme, nga rritja e autoritarizmit, rritja e dezinformimit dhe gjithsesi nga ngjarjet tragjike në Ukrainë. Mendjet dhe lutjet tona janë te viktimat e shumta nga kjo dhunë e pakuptimtë në konfliktin në Ukrainë. Këtu në Kosovë ju i dini shumë mirë pasojat e luftës, plagët janë ende shumë të freskëta dhe ju e dini po ashtu se gratë e vuajnë më shumë dhunën e luftës. Kjo krizë është një rikujtim për të gjithë ne për ndjeshmërinë e paqes, sigurisë dhe demokracisë. Të gjjithë e dijmë se kur gratë janë pjesë e tavolinës zgjidhjet arrihen më shpejt, janë më me ndikim dhe zgjasin më shumë”, tha ajo.

Java e gruas nisi si program dhjetë vjet më parë nga Instituti Demokratik Kombëtar në Kosovë, si platformë për të fuqizuar gratë në pozita vendimmarrëse në nivel lokal, për të arritur pozita edhe më të larta udhëheqëse.

Në Kosovë raportet e herëpashershme flasin për pozitën e vështirë dhe jo të barabartë të grave që përballen me probleme si, dhuna ndaj grave, qasja jo e barabartë në prona, pjesëmarrja jo e barabartë në arsim, politikë dhe fusha të tjera.

Java e gruas, synon të vë në pah këto probleme dhe të tërheq vëmendjen për punë më të madhe në arritjen e barazisë gjinore në Kosovë.

XS
SM
MD
LG