Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha të mërkurën në Prishtinë se e vlerëson përparimin e arritur së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ndërsa shprehu shqetësimin me atë që e quajti, ftohje e marrëdhënieve ndërmjet udhëheqësve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.