Zgjedhjet e 2 nëntorit mund të ndryshojnë balancën e forcave në Kongres. Që pas ardhjes në pushtet në vitin 2009, Presidenti Obama ka gëzuar mbështetjen e Kongresit që kontrollohej nga demokratët për miratimin e reformave. Republikanët synojnë ta përmbysin këtë raport. Republikanëve u duhen 39 vende më shumë për të kontrolluar Dhomën e Përfaqësuesve dhe 10 vende më shumë për të siguruar kontrollin e Senatit.