Lidhje

SHBA: Ashpërsohet fushata elektorale në prag të zgjedhjeve për në Kongres


SHBA: Ashpërsohet fushata elektorale në prag të zgjedhjeve për në Kongres
SHBA: Ashpërsohet fushata elektorale në prag të zgjedhjeve për në Kongres

Më pak se dy javë na ndajnë nga zgjedhjet për në Kongresin amerikan dhe analistët thonë se republikanët në opozitë duket se do të kenë fitore të ndjeshme në zgjedhjet e 2 nëntorit.

Disa sondazhe të fundit të opinionit publik tregojnë se republikanët kanë avantazh mes votuesve të regjistruar. Sondazhet e fundit sipas Gallupit tregojnë se 48% e votuesve mbështesin kandidatët republikanë dhe 43% favorizojnë kandidatët demokratë. Por mes votuesve me të cilët është kryer sondazhi, diferenca e republikanëve është më e madhe.

Demokratët po bëjnë ç’ëshët e mundur që të mobilizojnë votuesit e tyre në dy javët e fundit të fushatës. Mes atyre që po jep një ndihmesë është dhe zonja e parë Michelle Obama, e cila foli së fundi në një organizim për mbledhjen e fondeve për Partinë Demokratike në Nju Jork .

“ Ne nuk jemi këtu thjesht vetëm për zgjedhjet. Nuk jemi vetëm për të mbështetur njerëzit që i duam. Jemi për të ripërtërirë premtimin tonë”. - tha ajo

Një prej republikaneve më të spikatura të kësaj fushate këtë vit është dhe ish guvernatorja e Alaskës dhe kandidatja për zv/presidente Sarah Pejllin. Pejllin nisi një tur me një autobuz të lëvizjes Tea Party nga Nevada , dhe do të përshkojë 19 shtete me shpresën për të ngjallur mbështetjen për kandidatët republikanë.

Janë zhvilluar debate të stuhishme dhe të diskutueshme anembanë vendit gjatë ditëve të funditmes kandidatëve të të dyja partive. Dhe reklamat televizive të kandidatëve, kanë qenë të nxehta politikisht.

Analistët politkë thonë se republikanët janë në rrugën e duhur për t’u shpërblyer nga votuesit këtë vit, pasi vetë votuesit janë të zemëruar dhe të acaruar me ekonominë dhe nivelin e lartë të papunësisë.

Allan Lichtman është historian presidencial i Universitetin Amerikan këtu në Uashington. Ai thotë:

“ Natyrisht, nëse ekonomia është e dobët, gjërat nuk shkojnë mirë për partinë që drejton nga Shtëpia e Bardhë. Siç ka thënë dhe ish presidenti Herbert Huver,” presidenti merr lavdërimet kur shkëlqen dielli, dhe fajin kur bie shi”.

Presidenti Barka Obama ka një sfidë të madhe në zgjedhjet e nëntorit. Një fitore nga ana e republikanëve e njërës prej dy dhomave të Kongresit, do të ketë një ndikim të madh në axhendën e brendshme të presidentit, thotë analisti TomDeFrank i gazetës New York Times Daily News.

“ Mendoj se dhoma e përfaqësuesve do të fitohet nga republikanët dhe kjo do të thotë se për dy vjet elementët më ambiciozë të axhendës legjislative të presidentit Obama, do të jenë thuajse të pamundur për t’u realizuar”. - thotë DeFrank

Republikanët kanë nevojë për një avantazh prej 39 vendesh në dhomën e përfaqësuesve me 435 pjestarë, që të rimarin kontrollin e kësaj dhome, dhe gjithashtu ju duhet një përparësi me 10 vende për të fituar shumicën mes 100 pjestarëve të Senatit. Republikanët humbën kontrollin e të dyja dhomave, në zgjedhjte e kalura për në Kongres të vitit 2006.

XS
SM
MD
LG