TV
18:00 - 18:30
Ditari- Hovenier: Kosova mund të përparojë vetëm me përkrahjen e SHBA-së
Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve të ripërtërijnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e demokracisë, gjatë fjalimit të tij sot mbi demokracinë në Normandi të Francës. Intervistë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili thotë se Kosova mund të përparojë vetëm me Shtetet e Bashkuara në krah. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga qeveria e Kosovës më pak veprime të njëanshme dhe më shumë gatishmëri për bashkëpunim me Uashingtonin. Në Shqipëri, autoritetet njoftuan arrestimin e 32 personave të dyshuar si pjestarë të disa grupeve kriminale të cilat merreshin me kalimin e paligjshëm të individëve drejt Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.