Një raport nga Forumi Ekonomik Botëror thotë se do të duhen afërsisht 130 vjet që bota të arrijë barazi të plotë gjinore, ku gratë dhe burrat kontribuojnë në mënyrë të barabartë në të gjitha dimensionet e jetës.
Në një konference për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave në Kosovë thanë se dhuna ndaj gruas nuk është çështje personale që duhet fshehur mbrapa mureve të shtëpisë, por kërkon mobilizim dhe solidarizim për trajtimin e saj.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të premten pas një bisede telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin, se Kremlini mbështet autoritetet e Serbisë ndërsa ato përballen me protestat antiqeveritare në rritje.
Presidenti Donald Trump po sinjalizon një ndryshim të madh në mënyrën se si Shtetet e Bashkuara do të mbështesin rritjen në industritë kryesore vendase si ajo e prodhimit të mikroprocesorëve.
Kina u zotua sot (të premten) se do t’u kundërpërgjigjet tarifave të administratës Trump, të cilat Pekini i quajti “arbitrare”. Deklaratat e zyrtarëve kinezë ndaj vendimit të Presidentit amerikan janë pjesë e përpjekjeve të Pekinit për ta paraqitur veten si një forcë për stabilitetin botëror.
Presidenti Donald Trump përsëriti të enjten paralajmërimin e tij se Hamasi duhet të lirojë menjëherë pengjet e mbetura izraelite. Grupi, i cili konsiderohet terrorist nga Shtetet e Bashkuara, tha se do ta bëjë një gjë të tillë vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm.
Rreth 20% e territorit të Ukrainës, pjesë e të cilit janë me mijëra fshatra dhe qytete, është nën kontrollin e Rusisë. Jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike për shumë ukrainas pas sulmit të Rusisë dhe disa vende - si qyteti Bakhmut, Chasiv Yar dhe Vovchansk - u shkatërruan pothuajse plotësisht.
Ndajeni Presidenti Donald Trump vendosi tarifa prej 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës, si dhe 10% tarifa të reja ndaj Kinës, duke e rritur totalin në 20%. Për të parë se si kjo do të ndikojë tek bizneset e vogla Zëri i Amerikës vizitoi një biznes familjar për prodhimin e uiskit në Virxhinia.
Në Kongres, përfaqësues të atyre që njihen si qytete me politika miqësore ndaj imigrantëve mbrojtën statusin e tyre dhe parashikimet ligjore që rregullojnë bashkëpunimin e policisë lokale me autoritetet federale të imigracionit.
Qeveria vendosi sot të mbyllë 12 muaj TikTok-un, si pjesë e masave të përkohshme, siç u tha nga përfaqësues të saj, për shmangien e ndikimeve negative të kësaj platforme online, dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve në mjedisin digjital.
Gati një muaj pas ditës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të hedhura me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, duke përmbyllur kështu procesin e numërimit të të gjitha votave.
Shtetet amerikane pritet të përballen me humbjen e vendeve të punës në laboratorët për kërkime shkencore dhe në bizneset lokale që u shërbejnë atyre pas vendimit të Presidentit Donald Trump që të pezullojë fondet për studimet shkencore.
Ngarko më shumë