Një zgjidhje novatore për të vënë në funksionim një aparaturë nga distanca, përmes përdorimit të proceseve biologjike natyrore si burim energjie, mund t'i ndihmojë fermerët të përfitojnë më shumë nga tokat e tyre.
I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna kineze shkojnë për të lindur edhe në një territor amerikan shumë më afër vendit të tyre, në mënyrë që fëmijët të marrin shtetësinë amerikane.
Në Shqipëri që prej 1 janarit për afro 900 mijë mjete rrugore do të ketë një mënyrë të re të përllogaritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, përmes një rregulloreje ka shtuar disa faktorë risku, që kanë sjellë rritje çmimi të sigurimit të automjeteve.
Shtetet e Bashkuara thonë se Kina është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare dhe sfida më e madhe për ushtrinë amerikane në përpjekjet për të mbrojtur statusin e forcës ushtarake më të madhe dhe më vdekjeprurëse në botë.
Sot Senati amerikan përballet me një sfidë të madhe, që nëse nuk tejkalohet dp të çonte në mbyllje të disa agjencive qeveritare e pezullim të personelit të administratës, duke filluar pas mesnatës së sotme.
Një problem në platformën e lëshimit bëri që anija e hapësirës SpaceX të shtynte një fluturim drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës që synonte të kthente dy astronautë të NASA-s, që janë bllokuar në orbitë pasi mjeti që i dërgoi në hapësirë u cilësua si jo i sigurt për t'i sjellë në Tokë.
Në Shqipëri partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 11 majit për 140 vende në parlament kanë përmbyllur mes diskutimesh dhe debatesh listat e kandidatëve për deputetë. Vëzhgues të zhvillimeve politike në vend, shohin me shqetësim ndikimin mbizotërues të kryetarëve të partive në këtë proces.
Pengjet izraelite të liruar së fundmi nga Rripi i Gazës kanë treguar për kushtet e vështira që u detyruan të duronin gjatë 16 muajve të robërisë nga Hamasi, grup i përcaktuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ata thonë se mbaheshin në gjendje urije dhe burrat torturoheshin.
Përpjekjet e administratës amerikane për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë po i bëjnë presion Kremlinit. Por Moska ka bërë disa përparime të konsidrueshme territoriale dhe disa në Rusi thonë se janë gati të mos bëjnë lëshime për asgjë.
Presidenti Donald Trump priti të enjten në Shtëpinë e Bardhë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi vjen mes përpjekjesh të Uashingtonit për të arritur një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në Tiranë, një krizë e re mjedisore është në prag për shkak të ezaurimit të kapaciteteve në landfillin e Sharrës, thuajse dy vjet pas sekuestrimit të tij për shkak të skandalit korruptiv të inceneratorëve.
Banorët e Moskës dhe Kievit kanë qëndrime të ndryshme nëse propozimi për armëpushim është një lajm i mirë apo jo.
Ngarko më shumë