Ndajeni Presidenti Donald Trump vendosi tarifa prej 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës, si dhe 10% tarifa të reja ndaj Kinës, duke e rritur totalin në 20%. Për të parë se si kjo do të ndikojë tek bizneset e vogla Zëri i Amerikës vizitoi një biznes familjar për prodhimin e uiskit në Virxhinia.
Në Kongres, përfaqësues të atyre që njihen si qytete me politika miqësore ndaj imigrantëve mbrojtën statusin e tyre dhe parashikimet ligjore që rregullojnë bashkëpunimin e policisë lokale me autoritetet federale të imigracionit.
Qeveria vendosi sot të mbyllë 12 muaj TikTok-un, si pjesë e masave të përkohshme, siç u tha nga përfaqësues të saj, për shmangien e ndikimeve negative të kësaj platforme online, dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve në mjedisin digjital.
Gati një muaj pas ditës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të hedhura me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, duke përmbyllur kështu procesin e numërimit të të gjitha votave.
Shtetet amerikane pritet të përballen me humbjen e vendeve të punës në laboratorët për kërkime shkencore dhe në bizneset lokale që u shërbejnë atyre pas vendimit të Presidentit Donald Trump që të pezullojë fondet për studimet shkencore.
Rusët po përcjellin me vëmendje përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas takimit të tensionuar të javës së kaluar me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në Bruksel të përqendruar tek mbështetja për Ukrainën dhe përforcimi i mbrojtjes në kontinent.
Në Shqipëri, u mbyllën regjistrimet pranë KQZ për emigrantët, që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Nga fillimi i janarit deri sot u regjistruan 234 mijë zgjedhës nga jashtë vendit, ndërsa 43 mijë të tjerë iu refuzua kërkesa për pasaktësi në dokumenta
Në Kosovë, të mërkurën, filluan manifestimet treditore në përkujtim të 27-vjetorit të betejës së fshatit Prekaz në komunën e Skenderajt, e cila shënoi edhe fillimin e luftës gati dyvjeçare në Kosovë.
Në shtetin e Teksasit ka ditë që po përhapet sëmundja e fruthit. Fruthi, i cili ishte eliminuar që në vitin 2000 në Shtetet e Bashkuara, po prek sidomos fëmijet e pavaksinuar.
Presidenti Trump foli në Kongres duke vlerësuar hapat e ndërmarrë nga administrata e tij drejt shkurtimit të burokracisë, vendosjen e tarifave të larta ndaj partnerëve më të afërt tregtarë të Amerikës dhe trysninë ndaj Ukrainës për të ndaluar luftën kundër agresionit rus
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen të enjten në Bruksel me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar mbi rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për Ukrainën dhe sigurinë e vetë Evropës përballë Rusisë.
Ngarko më shumë