TV
18:00 - 18:30
Ditari - Presidenti Trump vë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Presidenti Trump vendos sanksione ndaj punonjësve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale që hetojnë shtetasit amerikanë apo të vendeve aleate si Izraeli. Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me katër vite burg për ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për rastin e inceneratorit të Tiranës. Intervistë me kryetarin e partisë Besa të koalicionit Vlen në Maqedoninë e Veriut, Billal Kasemi, i cili është njëkohësisht kryetar i komunës së Tetovës.