TV
18:00 - 18:30
Ditari - Serbi, bastisen zyrat e shoqërisë civile me buxhet nga USAID
Policia serbe bastisi sot zyrat e të paktën katër organizatave të shoqërisë civile si pjesë e një hetimi mbi dyshimet për keqpërdorim të fondeve të USAID. Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masave të sigurisë ndaj 24 drejtuesve dhe nëpunësve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, nën dyshimet për abuzime me tenderat. Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nesër do të nisë numërimi i votave të hedhura për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit nga qytetarët që jetojnë jashtë vendit.