TV
18:00 - 18:30
Ditari - Ukrainë, 3 vjetori i luftës mes pasigurish për fatin e vendit
Presidenti Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Presidentin francez Emmanuel Macron. Presidenti Zelenskiy tha se tre vjet pas luftës, Ukraina vazhdon të luftojë për të mbrojtur territorin e saj dhe ka më shumë aleatë se kurrë. Një studim i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, tregon se në Shqipëri mediat sociale kanë qasje nostalgjike ndaj periudhës komuniste, ndërsa ato tradicionale shfaqen më neutrale e analitike në raportimet mbi të kaluarën.