TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha për Zërin e Amerikës se Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta, por kërkon një marrëveshje të detyrueshme, si për Kosovën dhe Serbinë. Në Shqipëri, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Transparency International publikuan sot një raport kritik mbi korrupsionin dhe mbi efektshmërinë e mekanizmave kombëtarë kundër tij. Të mërkurën në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet presidenciale. Në garë janë shtatë kandidatë mes tyre dy shqiptarë.