TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Britani, jep dorëheqjen kryeministri Boris Johnson
Kryeministri Boris Johnson dha dorëheqjen të enjten mes një revolte masive nga përfaqësuesit kryesorë të qeverisë së tij, duke shënuar fundin e tre viteve të trazuara në pushtet. Ankaraja po bashkëpunon me Kievin për verifikimin e pretendimeve për vjedhje të drithit nga rusët. Pak ditë më parë autoritetet turke ndaluan një anije ruse. Por megjithatë Ankaraja vazhdon të përballet me akuza se po ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet. Në Tiranë, Kuvendi miratoi sot një Rezolutë për nder të viktimave të gjenocidit serb në Srebrenicë. Rezoluta dënon prirjet për ta mohuar këtë ngjarje, si dhe masakra e krime të tjera kundër njerëzimit, në hapësirën e ish-Jugosllavisë.