TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Ndeshja SHBA-Iran kapërcen kufijtë e futbollit
--Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier tha gjatë një vizite në Shkup se pret normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se vlerësonte pranimin e deritanishëm të propozimit franko-gjerman. -- Në Kosovë, një raport i publikuar nga organizata Demokraci Plus tregon se media dhe politika janë fushat më të goditura nga dezinformimi. Sipas raportit, çdo formë e dezinformimit mund të shkaktojë polarizime në shoqëri. -- Shtetet e Bashkuara mbështesin protestat në Kinë, por Shtëpia e Bardhë po tregohet e matur në deklaratat e saj. -- Elon Musk akuzon kompaninë “Apple” se po tenton të bllokojë aplikacionin “Twitter”