Banka e Shqipërisë revokoi licencat e dy subjekteve financiare jobanka “MCA” dhe “Final”, sepse ortakët e tyre janë nën masa arresti dhe “ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik”.
“Grupet kriminale shqiptare janë përfshirë në tregun ndërkombëtar të trafikimit të drogave të forta, duke pasur pozicion dominues në vendet e origjinës së trafikut të kokainës”, thotë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Sipas anketës, më të korruptuarat shihen drejtësia, shëndetësia dhe policia, ndërsa rritje të ndjeshme besimi qytetarët shprehin vetëm sa i takon veprimtarisë së SPAK-ut.
Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, premtoi sot një kujdes të shtuar ndaj gazetarëve, në një tryezë të përbashkët mbi forcimin e sigurisë së shtypit.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi në prill kërkesën e deputetëve opozitarë për të anulluar si antikushtetuese marrëveshjen e qeverisë me AADF-në mbi menaxhimin e Butrintit përmes një fondacioni.
Vendet e rajonit ndahen në vlerësimet për njëri tjetrin dhe ndaj politikave pro-perëndimore.
Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, pohoi se sfidë është ndershmëria dhe transparenca në procedurat e prokurorimeve, si dhe kushtet për të tërhequr njerëz të talentuar në administratën publike.
Presidenti Bajram Begaj si dhe përfaqësues të diplomacisë amerikane dhe europiane bënë thirrje që drejtësia e re të thellojë rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
"Sa herë që bëjmë listimet vjetore, na rezulton që 10 kontraktorët më të mëdhenj fitojnë 20-25 për qind të vlerës së tenderave", thotë për Zërin e Amerikës Aranita Brahaj, drejtuese e Qendrës studimore Open Data Albania.
“Shqipëria dhe shqiptarët kanë si objektiv të qartë anëtarësimin në BE, ndaj standartet janë për t’u përmbushur dhe parametrat janë të qarta”, theksoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas arrestimit nga SPAK-u të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve nën dyshimet për aferat korruptive.
Në Shqipëri bashkëjetojnë në respekt të ndërsjelltë disa komunitete fetare, myslimanë, ortodoksë, katolikë, bektashinj, pa shënuar asnjëherë në histori ndonjë konflikt me motiv fetar.
Gazetarët mbanin si postera lajmet mbi dhunën ndaj tyre, ndërsa numëruan 30 sulme ndaj mediave dhe reporterëve në 15 muajt e fundit.
Në projektin "WriteOn", zhvilluar nga vullnetarët e Korpusit të Paqes, që japin ndihmesën e tyre në sistemin arsimor shqiptar, morën pjesë rreth një mijë e 100 nxënës në shkollat e gjithë territorit të Shqipërisë.
Denoncimi nga Eri Koshaj, i cituar në raportet policore me iniciale emërore, mbeti jashtë vëmendjes së publikut si dhe larg hetimeve të hollësishme.
Eksperti Ardian Hackaj thotë se Shqipëria ka ecur mirë me tërheqjen e financimeve nga BE-ja, por duhet shkurtuar koha nga marrja e fondeve deri në nisjen faktike të punës.
Krahas problemeve të Kuvendit, qeverisë, partive, medias dhe biznesit me korrupsionin, raporti vëren një rënie të sektorit publik, i cili "vuan nga standarte të paqarta profesionale, nga rreziku i korrupsionit dhe nga ndikimi politik”.
Reagon ambasada e SHBA-ve në Shqipëri: “Dënojmë aktet e dhunës gjatë protestës së sotme. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune”.
Përfaqësues të disa organizatave pohuan sot se komunitetet e banorëve dhe ekspertë të pavarur nuk pyeten as dëgjohen nga institucionet për nisma ligjore me ndikim të madh për jetën e tyre.
Kjo është protesta e dytë pas arrestimit nga SPAK-u të disa ish drejtorëve bashkiakë nën dyshime për korrupsion, ndërsa zoti Veliaj u distancua nga aktet e tyre.
Ngarko më shumë