Ministria e Brendshme tha se personi i dyshuar për vrasjen e ish gruas së tij të mërkurën në Prishtinë, vrau veten ndërsa ishte rrethuar nga policia.
Përgjatë këtij viti numri i të prekurve të regjistruar ka arritur në 17 nga tetë sa ishin një vit më parë.
Në nderim të kësaj dite togu ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës parakaloi në qendër të Prishtinës.
Ende nuk dihet asgjë për rrethanat dhe motivet e vrasjes që ndodhi në ditën kur në në Kosovë zyrtarisht hapet fushata kundër dhunës ndaj gruas me moton “as edhe një më shumë”
Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u shfaqën me vlerësime të ndryshme për pajtimin e një nate më parë në Bruksel për çështjen e përdorimit të targave të makinave në veriun e Kosovës.
Shtatëmbëdhjetë vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u betuan të mërkurën në Prishtinë për të shërbyer si pjesë e Korpusit të Paqes
Në një bisedë me Zërin e Amerikës, gjatë një vizite në Kosovë me një delegacion te drejtuar nga ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, zoti Bajraktari tha se ka mungesë të vullnetit politik në Serbi për të përmbyllur këtë proces.
Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, tha të hënën në Prishtinë se është koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin rol më të madh në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Një kameraman është sulmuar në veriun e Mitrovicës, ndërsa po filmonte një sulm ndaj një të riu shqiptar.
Kosova renditet në vendin 61 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit në Botë
Bashkimi Evropian është vënë në lëvizje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave të makinave në veriun e Kosovës, para 21 nëntorit.
Partitë opozitare në Kosovë akuzuan të enjten qeverinë për situatën e tensionuar në veriun e vendit dhe për mungesë bashkërednimi me aleatët, ndërsa qeveria tha se situata në zonë është pasojë e keqqeverisjes së mëparshme.
Pak ditë pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit serb në veriun e Kosovës për t’u tërhequr nga të gjitha institucionet vendase, situata dukej e qetë të mërkurën në këtë zonë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë për nxitje të serbëve në veriun e Kosovës, të cilët të hënën vazhduan të tërhiqen nga institucionet e vendit.
Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin veprimet që mund të tensionojnë edhe më tej situatën në veriun e Kosovës.
Udhëheqësit e Kosovës akuzuan të shtunën Serbinë se po përpiqet të destabilizojë Kosovën, pas vendimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës që të largohen nga institucionet qendrore e lokale
Kosova këtë vit po përballet me shkallë të lartë të inflacionit, e cila sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në muajin shtator ka arritur në 12.7 për qind.
Tri punonjëse të një shtëpie kujdesi ndaj të moshuarve u arrestuan pas publikimit të një videoregjistrimi ku shihet ushtrimi i dhunës ndaj një të moshuare. Ngjarja nxiti reagime në shkallë të gjerë në Kosovë.
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, përsëriti kërkesën që Kosova të shtyjë afatin e zbatimit të vendimit për konvertimin e targave të makinave dhe dënoi dëmtimin e pronave të qytetarëve serbë në veri që kanë konvertuar targat e tyre.
Vetëm deri në fund të muajit shtator të këtij viti rreth 300 gra janë prekur nga kanceri i gjirit
Ngarko më shumë