Forcat e KFOR-it dhe EULEX-it thanë se kanë ndërmarrë një operacion në veriun e Kosovës, për të mundësuar qasjen e policisë evropiane në stacionin e policisë në komunën e Zubin Potokut, një komunë me shumicë serbe. Përfaqësues politikë të serbëve në veri akuzuan forcat ndërkombëtare për, siç thuhet, nxitje trazirash dhe për pamundësimin e vizitës në atë zonë të shefit të zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën.