Lidhje

Kosovë: Debate rreth reformës së bllokuar zgjedhore


Situata e krijuar pasoi vendimin e Lidhjes Demokratike për të kushtëzuar pjesëmarrjen në komisionin për reformën me dorëheqjen e presidentes Jahjaga

Në Kosovë, po vazhdojnë debatet rreth situatës së krijuar në vend pas vendimit të Lidhjes Demokratike për të kushtëzuar pjesëmarrjen në komisionin për reformën kushtetuese e zgjedhore, me dorëheqjen e presidentes Atifete Jahjaga. Kjo parti kërkon zbatimin e marrëveshjes politike që çoi në emërimin e presidentes Jahjaga, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës se propozimi për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të presidentes, nuk është në pajtim më Kushtetutën.

XS
SM
MD
LG