Kosova kusht për hyrjen e Serbisë në BE
Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian thanë sot se Serbia duhet të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën si kusht kryesor për të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky qëndrim i është thënë sot kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiç, i cili ka shkuar në Bruksel.