Presidenti Nishani në Kosovë
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ndodhet në Prishtinë në një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga. Kjo është vizita e tij e parë jashtë vendit që nga ardhja në postin e presidentit. Gjatë një fjalimi në parlamentin e Kosovës, Presidenti Nishani tha se Tirana mbështet proceset politike në Kosovë, përfshirë bisedimet me Serbinë si dy vende sovrane.