Lidhje

Romney, Ryan fushatë në shtete të pavendosura


Kandidati presidencial republikan Mitt Romney dhe ai për nënpresident Paul Ryan u ndanë sot për fushata në dy shtete të pavendosura që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve .

Romney do të bëj fushatë në Florida ndërsa Ryan shkon në Iowa.

Të dy bënë fushatë dje në Karolinën e Veriut, dhe më pas në shtetin Uiskonsin që Ryan përfaqëson në Kongres. Të dyja këto shtete konsiderohen si kryesore në garën për në Shtëpinë e Bardhë.

Romney po shpreson që puna e Ryan në Kongres për të shkurtuar shpenzimet dhe për të krijuar një qeveri më të vogël do të ndihmojë në rigjallërimin e bazës konservatore të partisë republikane.

Ata filluan fushatën katër ditore për në disa shtete të shtunën menjëherë pasi zoti Romney prezantoi ligjvënësin 42 vjeçar si zgjedhjen e tij për kandidaturën e nënpresidentit.
XS
SM
MD
LG