Lidhje

Paul Ryan dhe karriera e tij politike


Kandidati republikan për presidentin Mit Romni, e vuri personin e zgjedhur prej tij për postin e nënpresidentit, kongresistin pak të njohur nga Uiskonsin në qendër të vemendjes së opinionit, duke shpresuar se kjo zgjedhje do të forcojë fushatën e zotit Romni. Shumë analistë politikë u kapën në befasi kur Mit Romni emëroi 42 vjeçarin Paul Ryan si zëvendësin e tij të mundshëm.

Kongresisti nga Uiskonsin është një nga zërat më të fuqishëm për shkurtimet buxhetore që janë kritikuar vazhdimisht nga demokratët. Ata thonë se shkurtimet do të dëmtojnë programet sociale popullore si Medicare dhe Medicaid, si dhe programet e sigurimeve për të moshuarit dhe të varfërit. Romni tha se e shikon zotin Ryan si një individ me intelekt të fuqishëm që do t’u kundërvihej argumenteve të forta politike të demokratëve.

"Paul Ryan është bërë një udhëheqës intelektual i Partisë Republikane. Ai i kupton sfidat fiskale që ka përballë Amerika, deficitin tonë të tellë dhe borxhin e madh, si dhe katastrofën financiare që na pret nëse nuk ndryshojmë drejtim”.

Ryan ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij në Uashignton, së pari si nëpunës i kongresit, pastaj si anëtari më i ri i Dhomës së Përfaqësuesve. Ai fitoi një vend në Kongres në moshën 28 vjeçare dhe po përfundon mandatin e tij të shtatë në Konges.

Ai u rrit në Xhenisvill, një qytet i vogël në Uiskonsin, ku ende jeton me të shoqen dhe tre fëmijët e tyre. Në Kapitol, ai është treguar shumë i kursyer, ai qendron në zyrën e tij katër ditë në javë dhe shkon në shtëpi në fund të javës për të qendruar me familjen.

Rajan është katolik dhe me zgjedhjen e tij zoti Romni shpreson të fitojë mbështetjen e katolikëve dhe të grupeve të tjera fetare që kanë shprehur rezerva për fenë mormone të zotit Romni.

Ryan është i apasionuar pas ushtrimeve fizike, pasi kur ishte vetëm 16 vjeç i ati i vdiq nga infarkti. Në fjalimin e tij, duke falenderuar Romnin për zgjedhjen, Ryan foli edhe për ndikimin që ka patur tek ai i ati.

"Babai më vdiq kur isha i ri. Ai ishte njeri i mirë dhe i ndrershëm. Më janë ngulitur në mendje disa këshilla të tij. Ai më thoshte: ‘Biri im, ti mund të jesh ose pjesë e problemit, ose pjesë e zgjjidhjes së tij’. Për fat të keq, Presidenti Obama është bërë pjesë e problemit dhe Mit Romni është zgjidhja. Diçka tjetër që më thoshte im atë është se çfo brez amerikanësh i lë fëmijët e tij në një gjendje më të mirë. Kjo është trashëgimia amerikane”.

Ryan u ngrit në postin e rëndësishëm të kryetarit të Komisionit të Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve. Ai është gjithashtu antëar i Komisionit të fuqishëm të burimeve dhe praktikave financiare”.

Ai ndoshta është bërë më i njohur me propozimin e tij të vitit 2010 për të eliminuar deficitin buxhetor federal, një plan që ai e quajti “Harta rrugore e të ardhmes së Amerikës”. Ky plan fitoi administin dhe mbështetjen e konservatorëve fiskalë.

Menjëherë pasi Romni bëri njoftimin para në grupi republikanësh entuziastë dje në mëngjes, drejtori i fushatës demokrate për zgjedhjet e Kongresit, Robi Mok, bërë thirrje për fonde fushate duke thënë “Romni sapo zgjodhi Pual Ryan për zv/president. Ky është Paul Ryan. Arkitekti republikan për të eliminuar Medicare-in”.
XS
SM
MD
LG