Lidhje

Senati i SHBA miraton projektligjin për financimin e qeverisë federale, duke shmangur mbylljen e saj


Senati amerikan miratoi në orët e hershme të së shtunës një projekt-ligj për të financuar qeverinë amerikane deri në muajin mars.

Të dy dhomat e Kongresit, Dhoma e Përfaqësusve e kontrolluar nga republikanët dhe Senati i kontrolluar nga demokratët, duhej të miratonin projektligjin për të shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë.

Presidenti Joe Biden tha të premten se ai e mbështet projektligjin dhe do ta nënshkruajë atë.

Sapo të hyjë në fuqi, ligji do të financojë qeverinë deri në muajin mars dhe do të sigurojë 100 miliardë dollarë për ndihmën ndaj fatkeqësive dhe 10 miliardë dollarë për fermerët. Por, ligji nuk do të rris tavanin e borxhit federal.

Votimi në Senat me 85 vota për dhe 11 kundër, pasoi votimin në Dhomën e Përfaqësuesve, pas dy përpjekjeve të dështuara. Votimi në këtë dhomë ishte 366 për dhe 34 kundër. Të gjithë votat kundër u hodhën nga republikanët.

XS
SM
MD
LG