Një qytet që u nda gjatë Luftës së Ftohtë midis Italisë dhe Sllovenisë po feston ribashkimin e tij kulturor. Goricia në Itali dhe Nova Gorica në Slloveni shënuan fillimin e mandatit të tyre të Kryeqytetit Kulturor Evropian me një paradë të përbashkët të stilit karnaval.
Në Shqipëri, dhuna ekstreme ndaj grave dhe vajzave vazhdon të jetë një nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë. 32 vrasje të grave kanë ndodhur brenda një periudhe tre vjeçare.
Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, Elmi Berisha thotë se qeveria e re në Prishtinë duhet t’u japë përparësi marrëdhënieve me Uashingtonin dhe të jetë në të njëjtën linjë me administratën e re amerikane për të konsoliduar shtetësinë e Kosovës
Ndërsa udhëheqësit evropianë po përpiqen të forcojnë ushtritë e tyre mes rritjes së pikëpyetjeve mbi angazhimin amerikan për mbrojtjen e Evropës, Turqia, e cila krenohet si vendi me ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, mund të ketë një rol kyç në planet e Evropës
Një ndjesi pasigurie po ndikon tek marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, ndërsa agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës do të hyjë në vitin e katërt. Ndryshimet e fundit në retorikën e Uashingtonit kanë ngjallur frikën se Ukraina mund të jetë nën trysni për të arritur një marrëveshje jo të favorshme për paqen
Një studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulojnë kancerin në gji më shpesh në rastet kur përdorin inteligjencën artificiale për të ndihmuar në leximin e rezultateve të mamogramit.
Bizneset e vogla amerikane janë në pritje të efekteve të urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 25% ndaj importeve të çelikut dhe aluminit. Disa biznese druhen se një rritje e çmimeve të produkteve të importuara mund t’i dëmtojë ato.
Në Tiranë, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, tha se SPAK-u nuk do të ndërhyjë në fushatat e partive politike, por hetimet e tij për krimet zgjedhore bazohen në ligjin shqiptar dhe në një Rezolutë të Kuvendit.
Nën Presidenti JD Vance paraqiti në vija të përgjithshme pikëpamjet e tij konservatore lidhur me politikën e jashtme, gjatë takimit vjetor të Konferencës së Veprimit Politik Konservator, në praninë e politikanëve të huaj që thonë se mbështesin agjendën e Presidentit Donald Trump.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për kundërpërgjigje pasi grupi militant palestinez Hamas nuk dorëzoi eshtrat e shtetases izraelite Shiri Bibas, siç kishin rënë dakord.
Jehona e kritikave të Presidentit Donald Trump ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy vazhdon ende. Zoti Trump u mëshoi qëndrimeve të tij ndaj zotit Zelenskyy, duke e quajtur atë një diktator pasi nuk ka mbajtur zgjedhje që nga koha kur nisi sulmi rus, në shkurt të vitit 2022.
Autoritetet në Kosovë mbyllën degë të Qendrës për punë sociale të Serbisë në veri të vendit, nën dyshimet se zyrtarë të saj kanë kushtëzuar ndihmat sociale për qytetarët në këmbim të votës në favor të një partie të caktuar politike, gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
Ngarko më shumë