TV
18:00 - 18:30
Ditari - Shqipëri, të ndërtosh një të ardhme përmes agroturizmit
Në Shqipëri agroturizimi është një fushë që po merr zhvillim gjatë viteve të fundit. Në mjaft zona të vendit janë ndërtuar bujtina, shumica e të cilave drejtohen nga gra. Anila Çollaku është një prej tyre. Në Shtetet e Bashkuara, një nga çështjet e nxehta të fushatës për zgjedhjet presidenciale në nëntor është e drejta për abort. Banorët që jetojnë në disa pjesë të Meksikës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kandasë nesër do të kenë mundësinë të shikojnë eklipsin e plotë diellor. Ekspertët paralajmërojnë se është e rëndësishme të mos e shikosh diellin pa syze mbrojtëse atë ditë.