TV
18:00 - 18:30
Ditari - Ekspertët: Qëndrimet e fundit të SHBA-së ndaj Izraelit, një pikë kthese
Ekspertët thonë se sulmi vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmave në Rripin e Gazës, shënoi një pikë kthese në qëndrimin e Uashingtonit. Në Tiranë, kryebashkiaku Erjon Veliaj distancohet nga veprimet e paligjshme, që dyshohet se kanë kryer disa ish drejtorë të bashkisë, tashmë të arrestuar nga SPAK-u nën akuza për korrupsion duke thënë se përgjegjësia është personale. Imigracioni i paligjshëm, çështje kryesore për shumë votues në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti në Shtetet e Bashkuara.