TV Schedule
Ditari - Basha mbledh Këshillin Kombëtar, shpall të pavlefshëm Kuvendin e Berishës
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi sot Këshillin Kombëtar për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në këtë forcë politike, një ditë pas Kuvendit të thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, të cilët votuan për shkarkimin e zotit Basha. Këshilli pritet të votojë për shkarkimin e kryetarit të tij, dhe disa anëtarëve të kryesisë. Të hënën në parlamentin e Malin e Zi do të shqyrtohet nisma e opozitës për mocion mosbesim ndaj qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq. Qeveria e re u miratua para një viti me një shumicë të ngushtë prej 41 votash nga 81 deputetë që ka gjithsej parlamenti i Malit të Zi. Vendet e G-7 i bënë një paralajmërim të fortë Rusisë duke i kujtuar Moskës se çdo agresion ushtarak ndaj Ukrainës, do të përballej me pasoja të mëdha. Rritja e pranisë ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën ishte tema që mbizotëroi takimit dyditor të Grupit të Shtatëses që po mbahet në Liverpul.