Socialistët votuan pro së bashku me demokratët nisjen e hetimeve për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, por rrëzuan kërkesën e opozitës për të hetuar Çështjen Beccheti.
“SHBA janë jashtëzakonisht shumë serioze mbi korrupsionin. Ne nxisim qeverinë të marrë masa të vërteta” - tha ambasadorja Kim, pas një takimi me zëvendës kryeministrin Ahmetaj.
"Është e turpshme që Partia Socialiste barazon interesin e shqiptarëve, që po humbin afro 120 milionë euro, me interesin e Edi Ramës” - tha Alfred Rushaj, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro, i bëri thirrje bashkësisë së medias në Shqipëri që të angazhohen me institucionet vetë-rregulluese përpara se në këtë hapësirë të veprojnë institucionet shtetërore.
“Plani ynë garanton furnizimin e pandërprerë me energji elektrike për të gjithë dhe mbron familjet dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike” - tha zoti Rama.
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkëmbyen akuza për keqpërdorim politik të vështirësive aktuale në ekonomi dhe abuzim me treguesit e Pandemisë.
Zoti Nano është oficer me karrierë 20-vjeçare dhe deri sot ishte për 5 vjet Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.
“Monitorimi nxori se mjekët specialistë janë përqendruar në Tiranë dhe Durrës, ndërsa në spitalet e largëta ata janë shumë të pakët” - thotë Denisa Canameti, përfaqësuese e organizatës Together for Life.
“Sfida jonë më e madhe janë ndryshimet klimaterike, që po sjellin konflikte, tensione, dhunë e po shndërrohen në varfëri, refugjatë" - thotë Francesco Roca, President i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq.
Qendra për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve pranë Bankës Botërore vendosi që qeveria shqiptare të dëmshpërblejë kompaninë Beccheti me 120 milionë euro, pas veprimeve të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj ndaj sipërmarrjeve të biznesmenit italian Francesco Beccheti.
Partia Demokratike kërkoi të hetohen “mbyllja e kufijve, që të mos votonin emigrantët”, “legalizimi i 10 mijë ndërtime të paligjshme para zgjedhjeve” dhe një seri pikash të tjera.
Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor ish ministrin Tahiri për “shpërdorim detyre”, ndërsa rrëzoi akuzat e prokurorisë për trafikim bimësh narkotike, në bashkëpunim, dhe grup i strukturuar kriminal.
Shqipëria është një ndër vendet e para që u angazhua për mikpritjen e qindra grave, vajzave, fëmijë, gazetarë e përkthyes dhe veprimtarëve të shoqërisë civile afgane.
Ambasadorja Kim tha se SHBA është e gatshme për të bashkëpunuar me PD, dhe e di se ajo ndodhet në një proces tranzicioni, prej nga shpresonte të dalë më e bashkuar dhe më e fortë, në mënyrë që të fitojë sërish zgjedhjet.
Sipas studimit, qytetarët e prekur nga Covid-19 harxhuan nga portofoli familjar pvr mjekimet në shtëpi afro 1 mijë dollarë secili, por rimbursimi ishte vetëm 40 dollarë.
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që e shpalli zotin Llalla fajtor për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. E paqartë vendndodhja e ish kryeprokurorit
"Dhuna kundër grave është realisht një emergjencë kombëtare, ndaj institucionet duhet të zbatojnë ligjet” - thotë Edlira Çepani, përfaqësuese e Rrjetit për Barazi në Vendmmarrje.
Qeveria u përshëndet nga përfaqësuesit e diplomacisë amerikane dhe asaj europiane.
Presidenti Meta deklaroi se situata politike pas zgjedhjeve të përgjithshme është shumë e mirë se ajo para 25 prillit.
Qeveria synon që ekonomia të rritet mesatarisht 4.5 përqind në vit, por opozita renditi akuza për korrupsion dhe abuzime me pushtetin.
Ngarko më shumë