Lidhje

Tiranë: Socialistët, gati të hetohen zgjedhjet dhe inceneratorët, por jo çështja Beccheti


Në Tiranë, shumica socialiste shprehu në Kuvend gadishmërinë të miratojë dy nga 3 kërkesat e opozitës për të ngritur komisione hetimore parlamentare, mbi abuzimet e dyshuara gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, si dhe gjatë ndërtimit të 3 inceneratorëve.

Tiranë: Socialistët, gati të hetohen zgjedhjet dhe inseneratorët, por jo çështja Beccheti
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:47 0:00

Por socialistët bënë të ditur se do të rrëzojnë kërkesën e opozitës për të hetuar mbi ligjshmërinë e veprimeve shtetërore në raport me kompaninë Beketi, e cila fitoi një dëmshpërblim afro 120 milionë euro nga Arbitrazhi Ndërkombëtar.

Konferenca e kryetarëve vendosi sot t’ia kalojë për shqyrtim seancës plenare të të enjtes tre kërkesat e Partisë Demokratike për ngritje komisionesh hetimore.

Opozita kërkoi së pari një komision hetimor parlamentar “mbi keqpërdorimin e burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis Shtetit dhe PS në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”.

Së dyti, opozita ka kërkuar një komision hetimor parlamentar mbi ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë. Elbasan dhe Fier.

Partia Demokratike ka kërkuar së treti hetim parlamentar mbi ligjshmërinë e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në marrëdhënie me kompaninë Becchetti, e cila fitoi në Arbitrazh kundër Shqipërisë një dëmshpërblim afro 120 milionë euro.

Por kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, njoftoi se shumica është gati të hetohen zgjedhjet, por do ta rrëzojë kërkesën e tretë.

“Në seancën e të premtes do të miratojmë kërkesën për hetimin e zgjedhjeve, po vazhdojmë bisedimet për projekt-vendimin mbi hetimet ndaj insemeratorëve dhe do të rrëzojmë kërkesën për të ashtuquajturën “çështja Beccheti” – tha zoti Balla pas konferencës së kryetarëve.

Në kërkesën e Partisë Demokratike për hetimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit renditen si mes të tjerash çështje për t’u hetuar “mbyllja e kufijve, që të mos votonin emigrantët”, “legalizimi i 10 mijê ndërtimeve tê paligjshme para zgjedhjeve”, “ndarja e ndihmës ekonomike para kohe dhe zgjatja e kësaj liste”, “punësimi i 13 mijë personave me kontrata të përkohshme në fushatë zgjedhore”, “rritja e pagave të administratës publike”, “asfalti elektoral para dhe gjatë fushatës zgjedhore”, “5-fishimi i tenderave, prokurimeve dhe koncensioneve”, “ndarja e dëmshpërblimeve për tërmetin disa javë para zgjedhjeve”, si dhe “çështja e patronazhistëve, që shpërdoruan të dhënat personale tê 910 mijë shtetasve”.

Opozita kërkoi po ashtu që të hetohet ligjshmëria e veprimeve të funskionarëve shtetërorë, që i shkaktuan buxhetit të shtetit një dëm prej 120 milionë euro pas humbjes në Arbitrazhin ndërkombëtar të gjyqit të shtetit shqiptar me kompaninë Beccheti.

Qendra për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve pranë Bankës Botërore vendosi të dëmshpërblejë kompaninë Beccheti me 120 milionë euro, sepse pas veprimeve të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj dhe një seri zyrtarësh të tjerë, sipërmarrjet e biznesmenit Italian Beccheti janë shkatërruar plotësisht.

“Socialistët duket se kanë vendosur të mos miratojnë ngritjen e komisionit hetimor “Beccheti”. Justifikimi për këtë është një letër që paska sjellë avokati i shtetit. Pas kësaj socialistët thonë se ngritja e komisionit hetimor Beccheti, që do të hetojë pse shqiptarët duhet të paguajnë thuajse 120 milionë euro, është kundër interesit të Shqipërisë. Është e turpshme që Partia Socialiste barazon interesin e shqiptarëve me interesin e Edi Ramës dhe disa nëpunëse të tij” - tha pas mbledhjes Alfred Rushaj, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Qeveria shqiptare shpronësoi kompaninë Beccheti nga projekti i hidrocentralit të Kalivaçit nga vitit 2014 dhe në tetor 2017 qeveria ia dha atë një kompanie turke.

Po në vjeshtën e 2014 një tjetër konflikt lindi mes disa titullarëve socialistë dhe televizionit Agon Channel, pronë e kompanisë Beccheti, kur ata pasqyruan në median e tyre ceremonitë e martesës së ish ministrit Erjon Veliaj.

Qeveria nisi hetimet për burimin e parave, që financonin Agon Channel dhe nisi të kontrollojë plotësismin e kushteve të koncensionit për projektin e Kalivaçit, deri në bllokimin e tij dhe të televizionit Agon.Socialistët dhe demokratët e opzitës po vazhdojnë diskutimet edhe për komisionin hetimor mbi ndërtimin e impianteve të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Sipas kërkesës së Partisë Demokratike, këto 3 kontrata në vitet 2014 dhe 2017 iu dhanë operatorëve të krijuar rishtas pak ditë e javë para se të nënshkruheshin dokumentat.

Dy prej tyre ende nuk kanë nisur nga puna, ndërsa i treti ende ka përfituar deri vonë fonde të konsiderueshme nga buxheti i shtetit, vëren opozita.

Ekspertët e opozitës renditen një seri procedurash me hartimin dhe nënshkrimin e këtyre tre kontratave, që sipas tyre, ngjallin dyshime për përfitime të paligjshme në shuma të konsiderueshme, të cilat janë konstatuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Socialistët i kanë mohuar akuzat, duke i quajtur këto si hapa të nevojshëm për zhvillimin e ekonomisë dhe mjedisit në vend.

Partia Demokratike ka protestuar prej disa vitesh për këto dy çështje, por është hera e parë që kërkohen hetime nga një komision parlamentar, tani që iu rikthye në institucione pas bojktotit dhe djegies së mandateve dy vjet më parë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG