Lidhje

Tiranë: PD kërkon ngritjen e dy komisioneve hetimore, për çështjen “Becchetti” dhe inseneratorët


Përfaqësuesit e opozitës në Kuvend kërkuan që të hetohet ligjshmëria e veprimeve të funskionarëve shtetërorë, që i shkaktuan buxhetit të shtetit një dëm prej 120 milionë euro pas humbjes në Arbitrazhin ndërkombëtar të gjyqit të shtetit shqiptar me kompaninë Beccheti.

Qendra për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve pranë Bankës Botërore vendosi të dëmshpërblejë kompaninë Beccheti me 120 milionë euro, sepse pas veprimeve të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj dhe një seri zyrtarësh të tjerë, sipërmarrjet e biznesmenit Italian Beccheti janë shkatërruar plotësisht.

Qeveria shqiptare shpronësuan kompaninë Beccheti nga projekti i hidrocentralit të Kalivaçit nga vitit 2014 dhe në tetor 2017 qeveria ia dha atë një kompanie turke.

Po në vjeshtën e 2014 një tjetër konflikt lindi mes disa titullarëve socialist dhe televizionit Agon Channel, pronë e kompanisë Beccheti, kur ata pasqyruan në median e tyre ceremonitë e martesës së ish ministrit Erjon Veliaj.

Qeveria nisi hetimet për burimin e parave, që financonin Agon Channel dhe nisi të kontrollojë plotësimin e kushteve të koncensionit për projektin e Kalivaçit, deri në bllokimin e tij dhe të televizionit Agon.

Opozita dorëzoi sot në Kuvend një tjetër kërkesë për komision hetimor parlamentar mbi ligjshmëinë e veprimeve për ndërtimin e impianteve të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Sipas kërkesës së Partisë Demokratike, këto 3 kontrata në vitet 2014 dhe 2017 iu dhanë operatorëve të krijuar rishtas pak ditë e javë para se të nënshkruheshin dokumentat.

Dy prej tyre ende nuk kanë nisur nga puna, ndërsa i treti ende ka përfituar deri vonë fonde të konsiderueshme nga buxheti i shtetit.

Ekspertët e opozitës renditen një seri procedurash me hartimin dhe nënshkrimin e këtyre tre kontratave, që sipas tyre, ngjallin dyshime për përfitime të paligjshme në shuma të konsiderueshme, të cilat janë konstatuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Partia Demokratike ka protestuar prej disa vitesh për këto dy çështje, por është hera e parë që kërkohen hetime nga një komision parlamentar, tani që iu rikthye në institucione pas bojktotit dhe djegies së mandateve dy vjet më parë.

Byroja e Kuvendit ka 5 ditë që të shprehet për ngritjen e këtyre komisioneve, ndërsa socialistët i kanë mohuar akuzat, duke i quajtur këto si hapa për zhvillimin e ekonomisë dhe mjedist në vend.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG