“Jetojmë në një kohë kur nuk rreshtin lufta, pabarazia sociale, mungesa e shpresës tek të rinjtë për të ardhmen në Shqipëri, pamundësia për shumë familje të varfra që të kenë kushte më dinjitoze dhe shpesh herë një ndjenjë mosbesimi, e ushqyer nga egoizmi dhe korrupsioni”, thotë Imzot Arjan Dodaj.