"Sfida e SPAK-ut ngelen institucionet qendrore dhe zyrtarët e lartë. Pritshmëritë janë të mëdha. Ndoshta është ky viti kur SPAK-u do të tregojë rezultate më të mira”, thotë Bleona Metushi, bashkautore e studimit.
Shoqatat e biznesit thonë se forcimi i lekut është i pashpjegueshëm, por qeveria theksoi se ekonomia po forcohet, turizmi, remitancat dhe investimet e huaja po rriten.
Deputetët socialistë Xhafaj, Majko dhe Braçe abstenuan. Xhafaj: “Ky është një biznes, që vret. Është një hap i parakohshëm për Shqipërinë”.
Sipas përfaveqësues të shumicës, projekt-ligji për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë synon të përmirësojë shërbimet mjekësore të vendit.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, tha për Zërin e Amerikës se gjuha e përdorur gjatë këtij incidenti ishte tronditëse
Pasi u shpall non grata nga SHBA-të për korrupsion të lartë dhe minim të demokracisë, Berisha tha se do të padiste në një gjykatë franceze Sekretarin Blinken, por pas dy vjetësh deklaroi se ajo nuk kishte kompetencë.
"Media shqipe ka rënë pre e disinformimit, sepse nuk ka struktura të forta editoriale. Redaksitë shpesh nuk kanë reporterë dhe as editorë të posaçëm për temat ndërkombëtare”, thotë zoti Likmeta.
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke këmbëngulur që të futej në rendin e ditës votimi i kërkesës së SPAK-ut për të arrestuar ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj.
Dhuna e organizuar kundër dy shtetasve në Fushë Krujë nga djali dhe vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja provokuan dorëheqjen e tij nga politika si dhe shkarkimin e ministrit të brendshëm Bledar Çuçi.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se shkarkimi i ministrit Çuçi ishte i merituar, por zoti Rama po e dorëzonte ministrinë e brendshme në duart e krimit të organizuar.
Familjarët e deputetit të Partisë Socialiste janë bashkautorë të dhunës dhe mes personave të shpallur në kërkim nga policia
Studimi thekson se nevojitet kujdes mbi specifikat gjinore, sepse shëndeti mendor mund të ketë tipare të ndryshme tek burrat dhe gratë.
Largimi i mjekëve po thellon mungesat në sistemin shëndetësor, sepse Shqipëria ka 188 mjekë për 100 mijë banorë, ndërsa në vendet e BE kjo normë është më shumë se dyfishi.
Në fund të vitit 2022 Apeli i Tiranës kishte një stok prej afro 19 mijë çështje gjyqësore, ndërsa po i shtohen edhe rreth 10 mijë çështje të tjera nga 5 Apelet tashmë të mbyllura.
Sipas studimit, 27 aksionerët dhe zotëruesit e bizneseve televizive janë njëkohësisht aksionerë nga 11 deri në 39 biznese të tjerë, në shumë raste të lidhura me fondet publike dhe me qeverinë.
“Njerëzit marrin vendimet më të mira, kur bëhen bashkë”, tha zoti Klinton gjatë një fjalimi në Tiranë
Deputetja socialiste, Ermonela Felaj, se karriera e të afërmve të saj ishte bazuar tek meritat e tyre profesionale
Institucionet perëndimore dhe qarqet e biznesit kanë kërkuar rritjen e sigurisë në këtë sektor për të shtuar investimet e huaja, si dhe frenimin e konflikteve për çështje pronash.
Elbasani vlerësohet si një nga zonat e nxehta të kriminalitetit në Shqipëri, ku shpesh gjejnë strehë dhe ushtrojnë veprimtaritë e tyre grupe të organizuara kriminale.
“I lutemi Zotit që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë të gjejnë durimin dhe maturinë e duhur për të përballur situatat e fundit të tensioneve dhe provokimeve në veri të Kosovës", tha kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.
Ngarko më shumë