Takimin e ka refuzuar kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ndërsa të martën dështoi siç u tha “për shkaqe protokollare” takimi me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, tha të mërkurën në Mitrovicë se çdo mëdyshje rreth Asociacionit të komune me shumicë serbe do të qartësohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, deri tash nga institucionet vendëse e ndërkombëtare për krime lufte janë dënuar mbi 70 persona.
Katër karroca fëmijësh u vendosën të enjten në sheshin qendror të Prishtinës si simbolikë e fëmijëve që lënë prapa vetes gratë e vrara si pasojë e dhunës e familje.
Me moton “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft”, konferenca ka mbledhur veprimtarë, ekspertë dhe udhëheqës të sistemit të drejtësisë nga rajoni, në përpjekje për të nxitur ndryshimet e nevojshme shoqërore dhe institucionale.
Qindra veta morrën pjesë të hënën në ceremoninë e rivarrimit të Liridona Ademajt, për vrasjen e së cilës po dyshohet bashkëshorti i saj dhe dy të tjerë.
Autoritetet kanë arrestuar tre persona që dyshohet të kenë lidhje me krimin, një prej të cilëve bashkëshorti i saj. Të tre pritet të dalin të dielën para gjykatës, ku do t'u përcaktohet masa e sigurisë.
Dy ditë më parë, një grua 30 vjeçare u gjet e vrarë në një makinë në kryeqytet. Policia arrestoi dy persona, njëri nga të cilët bashkëshorti i së vrarës.
Njohës të sistemit të drejtësisë e vlerësuan shqetësues raportin i cili sipas tyre tregon për mungesë të sundimit të ligjit ndërkaq zyrtarët e qeverisë thanë se raporti paraqet suksesin e radhës në rrugëtimin drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“77 për qind e pjesëtarëve të komunitetit serb ndjejnë trysni dhe frikë nga pjesëtarët e njësisë së posaçme të policisë", tha Miodrag Miliçeviç nga organizata joqeveritare AKTIV.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca do të bëjë çdo gjë që nevojitet për të ruajtur qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor.
Në një raport të publikuar nga Këshilli i Evropës thekson se kur kanë kaluar thuajse tri dekada nga përfundimi i luftërave që copëtuan rajonin e ish-Jugosllavisë, pajtimi mbetet i paarritshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të hënën në Prishtinë se aleanca po shqyrton mundësinë e shtimit të përhershëm të pranisë në Ballkanin Perëndimor.
Kryesuesi i radhës i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani, i cili mori pjesë në një forum mbi diasporën dhe migrimin në Prishtinë, bëri thirrje të premten që Kosova dhe Serbia të mbyllin çështjet e pazgjidhura ndërmjet tyre në dritën e ndryshimeve gjeopolitike në botë.
Me 62 vota për dhe pas më shumë se dhjetë orë debatesh deputetët e partisë në pushtet votuan në parim projekt buxhetin për vitin 2024.
Dy ditë para takimit të kryenegociatorëve nga Kosova e Serbia në Bruksel, ku pritet të diskutohet statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, qëndroi sot për vizitë në Beograd.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha në një konferencë shtypi se projekt statuti për Asociacionin përmbush të gjitha kriteret e Shteteve të Bashkuara rreth funksionimit të tij.
Në një përmbledhje vlerësimesh, zyra për Qeverisje të Mirë thotë se mbi 48 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë përjetuar ndonjë formë të ngacmimit seksual në vendin e punës
Gjatë raportimit para deputetëve të parlamentit lidhur me procesin e bisedimeve me Serbinë, kryeministri Kurti u kritikua ashpër nga partitë opozitare për siç u tha shkeljen e parimeve me të cilat kishte fituar pushtetin dhe për mungesë transparence.
Ngarko më shumë