Përfaqësues të bizneseve po bëjnë thirrje për mbështetje
Një kompani e printimit tredimensional vazhdon testimet për prodhimin e respiratorëve për t’u ardhur në ndihmë institucioneve shëndetësore.
Zyrtarë të doganave thonë se tashmë ka filluar zbatimi i këtij vendimi i cili u mirëprit nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.
Ambasada amerikane në Prishtina tha të mërkurën se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara ishte i qartë se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja.
Autoritetet në Kosovë konfirmuan të hënën mbrëma edhe 12 raste të të prekurve me virusin COVID-19
Që nga 13 marsi e deri më sot Kosova ka konfirmuar 35 raste të infektimit me koronavirus.
Autoritetet në Kosovë konfirmuan të shtunën edhe shtatë raste të reja me virusin korona.
Aktualisht numri i të prekurve është 21, ndërsa janë kryer mbi 300 testime ndaj personave që dyshohet se janë bartës të virusit.
Të dielën shkoi në nëntë numri i rasteve të infektimit me koronavirus ne Kosovë. Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës për shëndetin publik
Ende nuk është shënuar asnjë rast i infektimit me koronavirus në Kosovë, megjithatë masat parandaluese sic është pezullimi i procesit mësimor janë vënë në vend
Vasfije Krasniqi Goodman, e para grua e përdhunuar që ka folur publikisht për përjetimet e saj, tha gjatë kësaj seance se ata që kanë përjetuar këtë krim kanë nevojë për drejtësi nga institucionet dhe mbështetje nga familjet e shoqëria.
Një grup prej tyre, anëtare të një organizate në qytetin e Drenasit, përmes punës së dorës sigurojnë të ardhura financiare dhe njëkohësisht rehabilitim shpirtëror pas traumës së përjetuar.
Në këtë ditë u bë thirrje që të punohet më shumë në lehtësimin e jetës së kësaj kategorie të shoqërisë, që përbën dy deri në tre për qind të personave me nevoja të vecanta në Kosovë.
Ekspertët japin mendime të ndryshme lidhur me motivet që nxitën gratë nga Kosova të shkojnë në Siri e Irak, ndërsa tërheqin vëmendjen te sfidat e riintegrimit të tyre në shoqëri.
Në Kosovë, njohës të çështjeve politike ngritën shqetësime për dëmet që mund t’i shkaktojë partneritetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëndrimi rreth tarifave ndaj mallrave serbe.
Deri tani në spitalet e Prishtinës janë trajtuar tetë persona të dyshuar, por nuk është regjistruar asnjë rast infektimi.
Në Prishtinë autoritetet njoftuan të ejten se Xhamajka njohu pavarësinë e Kosovës, gjë që u mohua pas disa orësh nga shefja e diplomacisë së Xhamajkës.
Ministrja e Jashtme e Xhamajkës shkroi në twitter se vendi i saj deri sot nuk e ka njohur Kosovën, disa orë pasi që presidenti i Kosovës publikoi njoftimin për njohjen.
Ministri në detyrë i jashtëm i Shqipërisë ishte për vizitë në Kosovë
Ngarko më shumë