Në Kosovë, zyrtarë institucionesh dhe organizatash civile, thonë se struktura demografike, bën që vendi të përballet me shkallë të lartë të rrezikshmërisë për përhapjen e përdorimit të drogave. Në kuadër të debateve që janë zhvilluar sot me rastin e ditës ndërkombëtare të luftës kundër drogës, u tha se Kosova megjithëse shërben më shumë si një vend kalimi për trafikun e narkotikëve, po përballet njëkohësisht edhe me shtimin e numrit të përdoruesve të tyre.