Presidenti Barack Obama vuri në shënjestër zgjedhjen e bërë nga kundërshtari i tij për kandidatin për nënpresident, duke e akuzuar atë se ka kundërshtuar ligjin që mund të ndihmojë fermerët që po përballen me thatësirën në pjesën qëndrore të vendit.
Duke folur në Ajoua, ndalesa e parë në turneun në shtatë qytete të pjesës qëndrore amerikane, zoti Obama tha se ligjvënësi i Uiskonsënit Paul Ryan, ishte mes drejtuesve republikanë, që bllokuan Projekligjin për Fermat në vitin 2012, i cili përfshinte programe ndihme për katastrofën.
"Në se ju qëllon të shikoni ligjvënësin Ryan, tha presidenti, i thoni sa i rëndësishëm ky projekligj është për Ajouën dhe kominitetet tona rurale”. Ka ardhur koha të lemë mënjanë politikën dhe ta miratojmë menjëherë këtë ligj”, tha presidenti.
Administrata Obama njoftoi të hënën se qeveria federale do të blejë gati 170 milionë mish dhe peshk, nisma e dytë këtë muaj që synon të ndihmojë fermerët dhe blegtorët e ndikuar nga thatësira. Fondet e blerjes së ushqimit do të shkojnë drejt programeve të tjera të ndihmës.
Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Bujqësisë njoftoi se do të jepë miliona dollarë ndihma për fermerët e ndikuar nga thatësira.
Ai e akuzoi kandidatin për nënpresident se ka kundërshtuar ligjin që mund të ndihmojë fermerët të cilët përballen me thatësirën