Ish-agjent i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi para një gjykate në Nju Jork të martën se kishte punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane.
Ish-agjenti i kundërzbulimit të FBI-së e pranoi fajin për një akuzë në këmbim të tërheqjes së akuzave të tjera.
Lexoni edhe këtë McGonigal deklaron pafajësi mbi akuzat për marrje parash dhe mosraportim të kontakteve me zyrtarë të huajIsh-agjenti McGonigal, i cili jeton në Nju Jork, është akuzuar veçmas në një gjykatë federale në Uashington për fshehjen e të paktën 225,000 dollarëve, që dyshohet se ka marrë nga një ish-zyrtar i zbulimit shqiptar ndërsa punonte për FBI-në.
Lexoni edhe këtë Ish-zyrtari i arrestuar i FBI-së dhe lidhjet me ShqipërinëNë janar, prokurorët e akuzuan ish-agjentin special Charles McGonigal, i cili drejtonte divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork përpara se të dilte në pension në vitin 2018, se ishte paguar fshehurazi nga oligarku rus Deripaska në këmbim të hetimit të një biznesmeni rival. Ai akuzohet se punoi për të hequr sanksionet kundër oligarkut Deripaska në vitin 2019, qëllim që nuk u arrit.
Në atë kohë, ish-agjenti McGonigal nuk e pranoi fajësinë përballë katër akuzave penale, përfshirë akuzat për pastrim parashë dhe shkeljen e sanksioneve.
Zoti McGonigal, 55 vjeç, tha në gjykatën federale në Manhattan të martën se ai kishte punuar për oligarkun Deripaska midis pranverës dhe vjeshtës së vitit 2021 për të gjetur informacione negative për rivalin Vladimir Potanin, në një përpjekje për ta vendosur atë në listën e sanksioneve amerikane.
Ish-agjenti i FBI-së u pagua 17,500 dollarë, të transferua nga Rusia përmes llogarive në Qipro dhe Nju Xhersi, në një përpjekje për të maskuar burimin e pagesave, tha ai.
Zoti McGonigal i tha gjykatës se ishte "thellësisht i penduar" për veprimet e tij. Avokati i tij, Seth DuCharme, u tha gazetarëve pas seancës se klienti i tij ishte trajtuar në mënyrë të drejtë.
Akuza për konspiracion parashikon një dënim maksimal prej 5 vitesh burg. Gjyqtarja Jennifer Rearden ka në plan të shpall dënimin për zotin McGonigal më 14 dhjetor.