Shkodra është një nga qytetet e Shqipërisë me nivel të lartë të papunësisë. Në këto kushte, një pjesë e banorëve, kryesisht gratë dhe vajzat, po shfrytëzojne traditën e pasur të qytetit në fushën e artizanatit, për t'u vetëpunësuar dhe mbështetur ekonomikisht familjet e tyre.