Për analistin e Grupit të Ballkanit për Politika, Naim Rashiti, themelimi i gjykatës së posaçme, vazhdimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, janë disa nga sfidat më të mëdha të qeverisë së re.