Alketa Xhafa Mripa ka zgjedhur këtë herë të hedhë dritë mbi historitë e të mbijetuarve të komunizmit në Shqipëri. Projekti i titulluar “Edhe Muret Kanë Vesh” synon të ngjallë debatin në shoqërinë shqiptare duke kujtuar heronjtë e heshtur të asaj periudhe.