Nënpresidentja Kamala Harris fiton Hauai. Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 209 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 230. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
Nënpresidentja Kamala Harris nuk do të flasë përpara mbështetësve të saj këtë mbrëmje. Ajo do t'u drejtohet atyre të mërkurën. Njoftimin e bëri një nga drejtuesit e fushatës së saj.
Deri tani Nënpresidentja Harris ka siguruar 210 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 230. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
Ish-Presidenti Donald Trump fiton në shtetin e Xhorxhias.
Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 210 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 246. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
Ndërsa vazhdon numërimi i votave, ish Presidenti Donald Trump është në epërsi me 248 vota elektorale, përballë Nënpresidentes Kamala Harris me 214 vota elektorale.
Zonja Harris doli fituese në Nju Hemshir me 4 vota elektorale.
Për të fituar mandatin presidencial duhen gjithsej 270 vota elektorale.