Ish Presidenti Donald Tramp doli fitues në Pensilvani me 19 vota elektorale, duke shënuar edhe një hap drejt fitores në zgjedhjet presidenciale. Pensilvania është një nga shtetet përcaktuese të zgjedhjeve.
Aktualisht zoti Trump ka siguruar 267 vota elektorale, përballë Nënpresidentes Kamala Harris që ka fituar deri tani 214 vota të tilla.
Duhen 270 vota elektorale për të siguruar mandatin presidencial.
Në Kongres, Partia Republikane mori kontrollin e Senatit. Megjithëse mrezultati i disa garave nuk ka dalë, republikanët arritën të sigurojnë 51 vende në dhomën prej 100 anëtarësh të martën vonë.
Ish Presidenti Donald Trump shpalli fitoren e tij në zgjedhjet e së martës dhe u tha mbështetësve të tij të mërkurën se ky moment "do ta ndihmojë vendin që të shërohet”.
“Ne kemi një vend që ka nevojë për ndihmë dhe ka shumë nevojë madje. Ne do të rregullojmë kufijtë tanë dhe do të rregullojmë gjithçka për vendin tonë”, tha zoti Trump.
Duke folur në Uest Palm Beach të Floridës, zoti Trump u premtoi amerikanëve se "çdo ditë do të luftoj për ju" dhe se do të sjellë "epokën e artë për Amerikën".
“Tani është e qartë se kemi arritur gjënë më të pabesueshme politike… shikoni çfarë ndodhi, a është kjo çmenduri?” shtoi ai në fjalimin e tij përgjatë të cilit u shoqërua në skenë nga anëtarët e familjes dhe gruaja e tij, Melania Trump, si dhe kandidati për postin e nënpresidentit, JD Vance, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
Deri tani zoti Trump ka siguruar 267 vota elektorale, ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris ka fituar 214 vota të tilla. Duhen 270 vota elektorale për t’u zgjedhur president.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është në prag të fitores së zgjedhjeve, duke siguruar fitoren në disa shtete kyçe, përfshirë Pensilvaninë dhe duke zbehur shanset për një fitore të Nënpresidentes Kamala Harris.
Zoti Trump ka siguruar 267 nga 270 votat e nevojshme elektorale për të siguruar fitoren. Zoti Trump fitoi ose kryeson në disa nga shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve. Përveçse në Pensilvani ai fitoi edhe në Xhorxha dhe Karolinën e Veriut.
Zonjës Harris e cila me 10 votat e fituara ne Minesota ka siguruar deri tani 224 vota elektorale do t’i duhej të fitojë në të gjitha shtetet e mbetura përfshirë Miçiganin, Viskonsin, Nevadën dhe Arizonën.
Përveç kësaj, republikanët morën kontrollin në Senatin prej 100 anëtarësh të martën vonë, por ende nuk dihet se cila parti do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve.
Trump deklaroi fitoren herët të mërkurën dhe falënderoi mbështetësit e tij në një tubim në Florida.
Duke folur në Uest Palm Beach të Floridës, zoti Trump u premtoi amerikanëve se "çdo ditë do të luftoj për ju" dhe se do të sjellë "epokën e artë për Amerikën".
“Kjo ishte një lëvizje që nuk është parë ndonjëherë më parë dhe, sinqerisht, kjo ishte, besoj, lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave”, tha zoti Trump.
Ai u zotua të "rregullojë situatën në kufi" dhe "të rregullojë gjithçka në vendin tonë".
Një zyrtar i fushatës së zonjës Harris u tha mbështetësve të saj të mbledhur në Uashington se ajo nuk do të fliste para tyre brenda natës, por do të fliste më vonë të mërkurën.
Nëse zoti Trump shpallet fitues siç parashikohet, ai do të bëhej vetëm presidenti i dytë në historinë e Shteteve të Bashkuara që rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë jo të njëpasnjëshëm.