Lidhje

Donald Trump zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara

Zgjedhjet presidenciale në SHBA. Amerikanët votuan për demokraten Kamala Harris dhe republikanin Donald Trump, dy kandidatë me pikëpamje të ndryshme mbi të ardhmen e fuqisë më të madhe ekonomike dhe ushtarake në botë.

02:30

Harris: Duhet të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve, por lufta nuk ndalet këtu

Kamala Harris tha të mërkurën se "duhet të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve" pasi inkurajoi mbështetësit që të vazhdojnë të luftojnë për vizionin për vendin pas humbjes ndaj ish-Presidentit Donald Trump.

Nënpresidentja demokrate tha se beteja do të vazhdojë “në kutitë e votimit, në gjykata dhe në sferën publike”.

"Ndonjëherë beteja zgjat. Kjo nuk do të thotë se nuk do të fitojmë", tha zonja Harris në fjalën e saj ku pranoi humbjen që e mbajti në Universitetin Howard, ku ka ndjekur studimet, një nga shkollat më të njohura të afrikano-amerikanëve, ku ajo shpresonte të mbante fjalimin e fitores.

"Megjithëse e pranoj humbjen në këto zgjedhje, nuk heq dorë nga beteja që e nxiti këtë fushatë," tha zonja Harris. Guvernatori i Minesotës Tim Walz, kandidati për nënpresident, ishte i pranishëm, ashtu si edhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe ligjvënësja Barbara Lee, të dyja nga Kalifornia, shteti i lindjes i zonjës Harris.

Para fjalimit të saj, Kamala Harris telefonoi Presidentin e zgjedhur Donald Trump të mërkurën për të pranuar humbjen në garën presidenciale dhe për ta uruar atë për fitoren, sipas një këshilltari të lartë të nënpresidentes. Këshilltari, i cili nuk pranoi të identifikohej në mënyrë që të diskutonte për një bisedë private, tha se zonja Harris foli për nevojën për një transferim paqësor të pushtetit.

11:49 6.11.2024

Kandidati republikan Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm.

Me një fitore në Uiskonsin, zoti Trump siguroi 277 vota elektorale nga 270 sa janë të nevojshme për të siguruar presidencën.

Mëngjesin e së mërkurës ndërsa ende po numëroheshin votat, zoti Trump shpalli fitoren në një tubim në Florida.

“Kjo ishte një lëvizje që askush nuk e ka parë ndonjëherë më parë dhe sinqerisht, kjo ishte, besoj, lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave”, u tha zoti Trump mbështetësve të tij.

Trump zgjidhet presidenti i 47-të
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:33 0:00

Ai u zotua të "rregullojë kufijtë tanë" dhe "të rregullojë gjithçka në vendin tonë".

Trump tha gjithashtu se do të punojë për një "Amerikë të fortë, të sigurt dhe të begatë".

Ai garoi me rivalen demokrate, Kamala Harris, aktualisht Nënpresidente, e cila deri tani siguroi 224 vota elektorale.

Zoti Trump është ish-Presidenti i parë që nga Grover Cleveland që rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pasi humbi një palë zgjedhje pas mandatit të parë.

Zoti Trump i cili shërbeu si President në periudhën 2017-2021, u largua nga posti pasi humbi përballë Presidentit aktual Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020 për të cilat vazhdoi të pohonte në mënyrë të rreme se i kishte fituar. Ky mohim ndihmoi në nxitjen e sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol nga një turmë mbështetësish të tij, të cilët ndërprenë numërimin zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve.

Zoti Trump dhe aleatët e tij gjithashtu nisën sfida të shumta ligjore pas votimeve të vitit 2020. Gjykatësit shtetërorë dhe federalë përfundimisht hodhën poshtë më shumë se 50 padi.

Që kur u largua nga posti, ish Presidenti Trump u dënua për 34 akuza të lidhura me pagesat që i bëri një aktoreje të filmave për të rritur në prag të zgjedhjeve të vitit 2016. Shpallja e dënimit është caktuar për 26 nëntor. Zoti Trump u padit gjithashtu në tre raste të tjera, duke përfshirë dy nën akuzat për përpjekje për të përmbysur në mënyrë të paligjshme zgjedhjet e vitit 2020 dhe një tjetër që pretendon se mori qindra dokumente sekrete në shtëpinë e tij në Florida.

Donald Trump pritet të inaugurohet për një mandat të ri më 20 janar të vitit 2025.

11:38 6.11.2024

Udhëheqës nga e gjithë bota, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, përgëzuan zotin Trump pasi ai shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Aktualisht zoti Trump ka siguruar 267 vota elekrorale, ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris 224. Për t’u zgjedhur duhen 270 vota elektorale.

09:31 6.11.2024

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është në prag të fitores së zgjedhjeve, duke siguruar fitoren në disa shtete kyçe, përfshirë Pensilvaninë dhe duke zbehur shanset për një fitore të Nënpresidentes Kamala Harris.

Zoti Trump ka siguruar 267 nga 270 votat e nevojshme elektorale për të siguruar fitoren. Zoti Trump fitoi ose kryeson në disa nga shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve. Përveçse në Pensilvani ai fitoi edhe në Xhorxha dhe Karolinën e Veriut.

Zonjës Harris e cila me 10 votat e fituara ne Minesota ka siguruar deri tani 224 vota elektorale do t’i duhej të fitojë në të gjitha shtetet e mbetura përfshirë Miçiganin, Viskonsin, Nevadën dhe Arizonën.

Përveç kësaj, republikanët morën kontrollin në Senatin prej 100 anëtarësh të martën vonë, por ende nuk dihet se cila parti do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve.

Trump deklaroi fitoren herët të mërkurën dhe falënderoi mbështetësit e tij në një tubim në Florida.

Duke folur në Uest Palm Beach të Floridës, zoti Trump u premtoi amerikanëve se "çdo ditë do të luftoj për ju" dhe se do të sjellë "epokën e artë për Amerikën".

“Kjo ishte një lëvizje që nuk është parë ndonjëherë më parë dhe, sinqerisht, kjo ishte, besoj, lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave”, tha zoti Trump.

Ai u zotua të "rregullojë situatën në kufi" dhe "të rregullojë gjithçka në vendin tonë".

Një zyrtar i fushatës së zonjës Harris u tha mbështetësve të saj të mbledhur në Uashington se ajo nuk do të fliste para tyre brenda natës, por do të fliste më vonë të mërkurën.

Nëse zoti Trump shpallet fitues siç parashikohet, ai do të bëhej vetëm presidenti i dytë në historinë e Shteteve të Bashkuara që rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë jo të njëpasnjëshëm.

Ngarko më shumë

XS
SM
MD
LG